Maqedoni
Strugë, shtrenjtohen faturat e ujit
17.02.2024 16:42
Janë shtrejntuar me 30% faturat e ujit për qytetarët e Strugës, ndërsa me mbi 50% për bizneset....

Janë shtrejntuar me 30% faturat e ujit për qytetarët e Strugës, ndërsa me mbi 50% për bizneset. Qytetarët janë ankuar se tashmë shumë çmime janë rritur, e këtij trendi nuk duhej ti shtohej edhe çmimi i ujit. Nga NP ujësjellsi dhe kanalizimi në Strugë thonë se për rritjen e çmimit nuk janë ata përgjegjës, sepse ndryshimet e çmimeve i vendos komisioni rregullator.
