Maqedoni

SAShK-u kërkon marrëveshje të reja kolektive

17.02.2024 17:33

Nuk janë nënshkruar marrveshjet kolektive për arsimin fillorë dhe të mësëm...

Nuk janë nënshkruar marrveshjet kolektive për arsimin fillorë dhe të mësëm. Kreu i Sindikatës  për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, tha se Ministria e Arsimit dhe Shekncës kishte dëshirë, por Mnistria e Financave nuk siguroi mjete të mjaftueshme me të cilin do të përmirësoheshin kontrata kolektive. Negociatat nuk kanë munguar por ka munguar mundësia deri të qasja e nënshkrimit dhe njoftoi se janë duke u përballur me pengesa.
 
“Dikush frikësohet se me marrjen e përfaqësisë të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë edhe Konfederata do të fitojë përfaqësim kështu do të vërtetohet se Konfederata e Sindikatave të Lira është sindikatë përfaqësuese në sektorin publik dhe se ai do të marrë pjesë gjatë punës në nivel kombëtar. Siç duket dikush frikësohet se do ta humbë përfaqësimin, i cili tani rreh gjokësin gjoksin se është e vetmja sindikatë përfaqësues, dhe më duket se prej këtu buron shoqërimi kriminal.”, tha kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov.
 
Nuk do të qëndrojmë ulur dhe të presim gjashtë muaj të veprojë, pavarësisht se cili grup politik është në pushtet. Nëse sindikatat evropiane dhe globale betohen për dialog social dhe partneritet, pamundësia për të nënshkruar një marrëveshje kolektive është precedent, thotë Nedelkovski. SASHK-u nuk do të mbetet shurdh-memec ndaj këtyre zhvillimeve. Dikush do të marrë përgjegjësi politike, por edhe penale, tha Nedelkovski.
 
FARIJA DAUTI BAKIU