Maqedoni

Nikolov: Nuk ka kujdes për pacientët me kancer

17.02.2024 19:00

Gjysmë viti pas zbulimit të skandalit me onkologjinë e Shkupit, ende nuk ka sistem që monitoron...

Gjysmë viti pas zbulimit të skandalit me onkologjinë e Shkupit, ende nuk ka sistem që monitoron parimin sipas të cilit pacientët marrin terapi akuzојnë nga VMRO-DPMNE.

“Për pacientët nuk ka garanci që për një periudhë të caktuar nga sot do të ketë barna, nuk dihet nëse do të respektohen procedurat ligjore të prokurimit, nëse do të ketë buxhet të mjaftueshëm për terapi moderne. Pacientët që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë na përgjigjen se në Klinikë nuk ka mjaftueshëm infermierë dhe spitali ditor punon vetëm me gjysmën e kapacitetit. Është e paqartë se si institucionet kompetente si Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ofrojnë staf mjekësor për këtë institucion.”, tha Igor Nikolov nga komisioni për shëndetësi i VMRO–DPMNE-së