Maqedoni
Konforenca e Mynihit, marrin pjesë Pendarovski, Xhaferi dhe Osmani
17.02.2024 21:23
Në diskutim, presidenti Pendarovski trajtoi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimo...

Në diskutim, presidenti Pendarovski trajtoi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojat në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Evropë të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Në Mynih mori pjesë edhe kryeministri Talat Xhaferi dhe Ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Kryeministri Xhaferi është takuar me me Ser Stjuart Piç, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Ata bashkërisht theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, nga pikëpamja e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike dhe si përcaktues në perspektivat euroatlantike të shtetit. U shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në panel diskutim foli edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i cili tha se zgjerimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe ekonomike dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian.
