Maqedoni
Kumanovë, 131 nxënës janë çregjistruar për të shkuar në mërgim
18.02.2024 13:55
Trendi i braktisjes së vendit për një jetë më të mirë në shtetet Evropiane, dukshëm po vërehet edhe në Komunën e Kumanovës...

Trendi i braktisjes së vendit për një jetë më të mirë në shtetet Evropiane, dukshëm po vërehet edhe në Komunën e Kumanovës. Kjo më së miri ilustrohet me të dhënat nga Sektori për arsim pranë Komunës së Kumanovës. Nga 20 shkolla komunale katër të mesme dhe 16 fillore, gjatë vitit shkollor 2023/2024 përshkak të shkuarjes me prindërit e tyre në vendet e ndryshme të Evropës, nga shkollat e këtushme janë çregjistruar madje 131 nxënës, nga të cilët 102 nga shkollat e mesme dhe 29 nga ato fillore. Këtë e vërtetojnë edhe nga shkollat e këtushme.
“Sh.F.K.”Naim Frashëri”, për vitin shkollorë 2023-24, e filluam me 55 paralele në ciklin e ulët nga klasat e para deri të pestat kemi regjistruar 619 nxënës, kurse në ciklin e lartë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kemi të regjistruar 530 nxënës, si dukuri negative e cila është aktuale në vendin tonë, pra shpërnguljen, me çka ballafaqohet edhe shkolla jonë por që nuk paraqitet ndonjë numër i lartë, por që ndihet një rënie e lehtë ku konkretisht deri në gjysmëvjetorin e parë gjithësej kemi 12 nxënës që janë shpërngul nga Sh.F.K “Naim Frashëri”, mirëpo nga ana tjetër çka na gëzon fakti se kemi edhe 8 nxënës që kanë ardh nga shtetet e jashtme por edhe nga shkollat tjera që dmth se në përgjithësi për vitin shkollor 2023-24 në mungesë jemi vetëm se me 4 nxënës.”, theksoi drejtori i sh.f.k. “Naim Frashëri” – Kumanovë, Muhamet Zeqiri.
Edhe në Kumanovë numri më i madh i familjeve që braktisin vendin, kryesisht po shkojnë në Gjermani, me çrast po i marrin edhe fëmijët e tyre, të cilët atje edhe po vazhdojnë shkollimin e tyre të mëtejmë.
FATLUM AQIFI
