Maqedoni

Dibër, rritet numri i divorceve te çiftet e reja

18.02.2024 14:14

Viteve të fundit divorcet e çifteve të reja arijn nga 40 deri në 45 paraqitje për divorce në vit...

Viteve të fundit divorcet e çifteve të reja arijn nga 40 deri në 45 paraqitje për divorce në vit, ndërkaq vitin e kaluar ka patur 42 kërkesa për divorce, shkaqet kryesore të divorceve janë problemet sociale, shprehet Kryetari i gjykatës themelore të Dibrës Mersim Marku.
 
“Si shkaqe kryesore janë problemet sociale, alkoholi, droga, lojrat e fatit dhe mosmarrveshjet mes tyre.”, tha Kryetari i gjykatës themelore të Dibrës, Mersim Marku.
 
Por nuk është i vogël edhe numri i divorceve tek martesat që bëhen mes mërgimtarëve dhe banorëve të dibrës, si shkak kryesor vlerësohet disballanci në mentalitet.
 
“Jemi qytet gurbeqarë dhe njerëzit tonë që jetojnë në europë e SHBA, nostalgjia për vendlindjen bën dëshirën që ti lidhin fëmijët me fëmijët dibran që të mos i humbin traditat e mos e humbin gjuhën, por aty ka një problem që duhet ta studjojnë sociologët për arsye se fëmijët riten në dy kultura të ndryshme dhe paraqitet një disbalanc dhe mosvarveshje mes çiftit të ri që bijnë shum çrregullime edhe në atë pikpamje. Unë propozoj që prindët ti lanë fëmijët të njihen mirë njëri me tjetrin dhe pastaj të bëhet lidhja e kurorës. Divorci duhet të jetë vendimi i fundit dhe më i vështirë që bashkëshortët e pakënaqur marrin për martesën e tyre.”, u shpreh Marku.
 
Me divorcin vjen nevoja për kushte të reja jetese dhe shpenzime të tjera. Që janë një barë e madhe për shoqërinë, ato bëhen barrë edhe e familjes së tyre, ku femrat në zona rurale janë kryesisht me pak të ardhura, duke thelluar kështu edhë më shumë varfërinë. 
 
ATLI DEMA