Botë
Konflikti i armatosur në Gaza/ Presidenti brazilian: Nuk është luftë, por gjenocid
18.02.2024 17:33
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva thotë se Izraeli po kryen gjenocid kundër civilëve...

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva thotë se Izraeli po kryen gjenocid kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës, duke e krahasuar me Holokaustin.
“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, por gjenocid. Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve”, tha Lula gjatë samitit të Bashkimit Afrikan.
Po ashtu Lula komentoi edhe vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ku tha se “Të bësh një akuzë është të banalizosh. Shpresoj që një mjek ligjor të japë një shpjegim se pse I burgosuri vdiq, kjo është e gjitha.”
