Maqedoni

Parashikimi i motit

19.02.2024 08:54

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa këtë javë....

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa këtë javë. 
 
Dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alatrnime vranësirash. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.