Maqedoni
Shkup, shqiptohen 243 gjoba, 145 për tejkalim të shpejtësisë
19.02.2024 10:10
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit...

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 243 gjoba për shkelje e të rregullave të trafikut.
Prej tyre 145 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 26 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për kalim në semafor të kuq.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta.
