Maqedoni
Mitreski në koordinim me grupet parlamentare për seancën për zgjedhjen e anëtarit të KShZ-së
19.02.2024 11:11
Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot do të mbajë koordinim të rregullt me krerët e grupeve parlamentare...

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot do të mbajë koordinim të rregullt me krerët e grupeve parlamentare në të cilin pritet të dakordohet se kur do të mbahet seancë plenare për zgjedhjen e anëtarit të shtatë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Abdush Demiri, javën e kaluar në seancën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime u mbështet për anëtar të Komisionit me 10 vota “pro”, një “abstenim” dhe një “kundër”. Kandidati i dytë, i cili u tërhoq, ishte Zulfi Adili, sepse Qeveria me propozimin e Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët e emëroi drejtor të Agjencisë për investime të huaja. Për zgjedhjen e anëtarëve të KShZ-së kërkohet shumicë prej dy të tretash. KShZ-ja ka disa muaj që është pa një anëtar, që kur Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë.
