Botë

Avdijevka nën kontroll të plotë nga Rusia

19.02.2024 11:33

Ushtria ruse pretendon se ka marrë fabrikën në Avdijevka, bastionin e fundit ukrainas në pjesën veriperëndimore të qytetit....

Ushtria ruse pretendon se ka marrë  fabrikën  në Avdijevka, bastionin e fundit ukrainas në pjesën veriperëndimore të qytetit. Në njoftimin nga mbrojtja ruse, theksohet se aty ishin vendosur njësi ukrainase.
 
Për shkak të mungesës së municioneve, ushtria ukrainase u tërhoq nga pozicionet në Avdijevka dy ditë më parë, pas së cilës presidenti amerikan, Bajden, njoftoi se ushtarët luftuan heroikisht dhe është absurde të tërhiqen tani. Ai e siguroi Zelenskin se Kongresi do të miratojë ndihmën për Kievin. Ndërkohë  rusët vazhdojnë sulmet e tyre. Ukraina mban pothuajse gjysmën e rajonit të Donjetskut, marrja e të cilit është qëllimi i pushtimit të Putinit.