Xhaferi: Rastet e Hagës janë çështje të mbyllura

19.02.2024 14:55

Rastet e Hagës janë mbyllur me ligjin për amnesti...

Rastet e Hagës janë mbyllur me ligjin për amnesti. Kështu ka deklaruar kryeministri, Talat Xhaferi, i pyetur rreth nismës së Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit në Gjykatën Kushtetuese për rihapjen e këtyre rasteve.

“Kam thënë se kjo është punë e kryer në kontekst ligjor. Ligjet janë miratuar dhe çështja është përmbyllur. Ka dokument lidhur me këtë.”, - u shpreh Talat Xhaferi.

Lidhja demokratike e Pavle Trajanovit, të premten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për largimin e pengesave juridike me çka do të mundësohej vazhdimi i hetimeve për katër rastet e Hagës që kanë të bëjnë me udhëheqësinë e UÇK-së, Liqenin e Gllazhnjës, varrezat në Neproshten dhe punëtorët e Mavrovës.

Me këtë nismë kërkohet anulimi i vlerësimit autentik të nenit një të Ligjit për aminsti, me të cilin u mbyllën rastet e hagës për konfliktin e vitit 2001.

Nën akuzën për krime lufte në vitin 2001, nga Gjykata e Hagës u dënua vetëm ish-zyrtari policor, Johan Tarçullovski. (Rexhep Qamili, TVM2)