Maqedoni

Sulmi i truprojës mbi policin, LSDM: VMRO pengon antidrogën

19.02.2024 15:09

Sulmi ndaj Policisë dhe një polici është i barabartë me sulmin ndaj shtetit, thotë zëdhënësi i LSDM-së...

Sulmi ndaj Policisë dhe një polici është i barabartë me sulmin ndaj shtetit, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaeski, duke iu referuar përleshjes fizike që ka pasur shefi i sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me zyrtarë të Policisë. Nga kjo parti pyesin Ministrinë e Punëve të Brendshme se çfarë lidhje ka Mickoski me pengimin e aksionit antidrogë të Policisë.
 
“Shefi i sigurimit të Mickoskit ka goditur një inspektor, i cili po kryente aksion antidrogë në një kafene në Shkup, ku shihet fytyra reale, e dhunshme dhe kriminale e DPMNE-së. Strukturat e DPMNE-së në VMRO-MVRO, tani që kanë ministër, po e pengojnë luftën kundër shpërndarësve të drogave? MPB-ja duhet të përgjigjet se cili është roli i Mickoskit në parandalimin e aksionit kundër drogës?”, - deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaeski.
 
Tashkovski: Do të suspendohet
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se është fakt që personi ka kryer dhunë dhe sulm ndaj një personi zyrtar, por nuk është e vërtet se ka penguar aksionin policor.
 
“Çështja është se është kryer dhunë dhe sulm ndaj një zyrtari. Personi në fjalë do të suspendohet dhe nuk do të shkojë në punë deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë dhe ngritjen e kallëzimit penal nga Ministria e Punëve të Brendshme. Le të mburren paraardhësit e mi se të njëjtën gjë kanë bërë brenda një dite dhe për raste të tjera interesante për publikun.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 
 
Toshkovski thotë se të gjithë  janë të barabartë para ligjit dhe se edhe në të ardhmen do të veprohet në të njëjtën mënyrë. Ndryshe, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në një lokal në Shkup dhe gjatë incidentit një polic e ka sulmuar një tjetër. Sulmuesi në këtë rast është shefi i sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
SANIJE DURAKU