Regjistrimi nëpër kopshte, Vellkovski: Vetëm me kartën e imunizimit

19.02.2024 16:10

Me pranimin në çerdhe...

Me pranimin në çerdhe, fëmija duhet të ketë kartelën e vaksinimit me vaksinat e marra sipas moshës, thotë ministri i Punës dhe Politikës  Sociale, Gjoko Velkovski. Nuk duhet të ketë lëshime dhe shërbimet inspektoriale kryejnë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

“Shërbimet inspektoriale që kryejnë mbikëqyrjen, aktualisht po kontrollojnë që të mos ketë fëmijë të pranishëm në kopshte që nuk i kanë të gjitha dokumentet në dosje. Ata ndodhen çdo ditë në terren, pas kontrolleve të rregullta apo të jashtëzakonshme, kryejnë kontrolle dhe përfshijnë edhe pjesën e kontrollit të dosjeve të fëmijëve që janë regjistruar në kopsht. Duhet të ketë një kartë vaksinimi me të gjitha vaksinat e marra sipas moshës së fëmijës.”, - deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.

Sipas Vellkovskit, për momentin po bëhet kontrolli që të mos ketë fëmijë të pranishëm në kopshte që nuk i kanë të gjitha dokumentet në dosje. Detyrat e posaçme nga Qeveria në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ende nuk kanë mbërritur, thotë ministri, Vellkovski. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)