Ministria e Brendshme paralajmëron padi të re ndaj Zaevit
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të punojë në përpilimin e padisë së re penale ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev...

Ivo Kotevski nga MPB bëri të ditur se “vepra për të cilën ngarkohet tani është e dënueshme sipas nenit 317 nga Kodi Penal i Maqedonisë, që ka të bëjë me dhënien e fshehtësive shtetërore”.
Për vepër të këtillë ligji parasheh dënim me burg prej 10 vitesh. Kotevski theksoi se alinea një e nenit 317 parasheh që ai i cili në opinion ose ndonjë personi do t’i dorëzojë ose do të shkaktojë qasje te fshehtësia shtetërore, i është besuar burg prej një deri në 10 vite.
Po ashtu, sipas Kotevskit, Zaevi në pres-konferencën e djeshme ka shkelur edhe Ligjin për Informata të Klasifikuara, ndërsa ka prezantuar detaje nga marrëveshja për donacion, që është klasifikuar me nivelin më të lartë të fshehtësisë, sekret shtetëror.
I akuzuari në rastin “Puç”, siç tha Kotevski, me informacionet e publikuara dje ka cenuar kredibilitetin e shërbimeve të sigurisë së vendit e me atë edhe sigurinë e Maqedonisë.
