Maqedoni

Shkup, shqiptohen 209 gjoba, 24 për tejkalim të shpejtësisë

20.02.2024 09:04

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 sanksione.
 
Njëzet e katër gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëmbëdhjetë gjoba për shfyrtëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta.