Botë

Në Nju-Jork arrestohen dy gra që kanë pasur për qëllim të aktivizojnë bomba

02.04.2015 19:32

Autoritetet amerikane sot në Nju-Jork arrestuan dy gra të dyshuara se janë përgatitur të bëjnë dhe të aktivizojnë bombë në Nju-Jork...

Autoritetet amerikane sot në Nju-Jork arrestuan dy gra të dyshuara se janë përgatitur të bëjnë dhe të aktivizojnë bombë në Nju-Jork, lajmëroi televizioni Ej-Bi-Si (ABC).
 
Sipas televizionit En-Bi-Si (NBC), të dy gratë ishin të lidhura me Al-Kaedën e Gadishullit Arab.
 
Noel Velencas (28) dhe Ejsha Sidiki (31) kanë nënshtetësi amerikane dhe kanë jetuar në rajonin e Nju-Jorkut, Kunis.
 
Sipas televizionit En-Bi-Si ato në internet kanë kërkuar objektiva të mundshme për sulm.
 
Pritet që sot të dy gratë të sillen para Gjykats federale në Bruklin.