Maqedoni
Gjykata Administrative do të vendosë kujt do t’i mbetet ASh-ja
20.02.2024 11:11
Gjykata Administrative do të vendosë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, e cila është ndarë në dy krahë....

Gjykata Administrative do të vendosë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, e cila është ndarë në dy krahë. Të dy kryetarët thonë se i kanë vulat. Për këtë pritet të ketë proces gjyqësor në Gjykatën Administrative, pasi të nisin procedimet ligjore, se kush do t’i disponojë vulat, pra kush do të jetë kryetari legjitim i partisë.
Edhe pse ish-lideri dhe ai aktual në kongreset e mbajtura e kanë shkarkuar njëri-tjetrin, megjithatë është Gjykata, ajo që vendos se cili do të jetë kryetari i Aleancës për Shqiptarët. Delegatët me 591 vota të dielën, e zgjodhën Selën që ta udhëheqë partinë. Të premten, gjithashtu në kongresin e jashtëzakonshëm në të cilin morën pjesë 421 delegatë, krahu i Arben Taravarit, e shkarkoi Ziadin Selën nga funksioni i kryetarit të Kuvendit Qendror dhe e rizgjodhi Taravarin për lider të Aleancës për Shqiptarët.
