Maqedoni

BDI këtë javë shpall kandidatin për president

20.02.2024 11:30

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të shpallë kandidatin e saj për president këtë javë...

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të shpallë kandidatin e saj për president këtë javë. Si kandidatë të mundshëm po përmenden disa emra, por ende nuk është marrë vendim, theksoi ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.
 
“Bujar Osmani mund të jetë një kandidat i shkëlqyer. Por, ai nuk po bën fushatë për kandidat presidencial, sepse për këtë nuk është diskutuar e as vendosur në BDI. Por, së shpejti do të duhet të merret një vendim, sepse mbledhja e nënshkrimeve  fillon më 23 shkurt dhe duhet të zgjasë deri më 8 mars. Këtë javë do  të mësojmë se kush është kandidati i BDI-së dhe kush do të jetë fitues në bllokun shqiptar, me mundësi të kalojë edhe në rrethin e dytë.”, - deklaroi ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.