Botë

Opozita mban protestë paqësore në Tiranë, 1,200 forca policore në gatishmëri

20.02.2024 11:50

Opozita ka paralajmëruar protestë paqësore sot në orën 17:30 para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Opozita ka paralajmëruar protestë paqësore sot në orën 17:30 para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është protesta e parë që ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk do të jetë prezent fizikisht, për shkak se ndodhet në “arrest shtëpiak”.
 
Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendit. Rreth 1,200 forca policore do të jenë të pranishme, ndërsa me rëndësi të veçantë është ruajtja e institucioneve. Dyert e Kryeministrisë janë të blinduara me veshje metalike, ndërsa policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit kamera me rezolucion të lartë. Zhvillimi i kësaj proteste 20 shkurt përkon me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit, Enver Hoxha.