Botë

Rusia avancon sulmet në Ukrainë, Zelenski: Situata në front është e vështirë

20.02.2024 12:12

Presidenti ukrainas Zelenski thotë se situata në front është e vështirë dhe Rusia po përfiton nga vonesa e ndihmës për Ukrainën...

Presidenti ukrainas Zelenski thotë se situata në front është e vështirë dhe Rusia po përfiton nga vonesa e ndihmës për Ukrainën. Kanadaja dërgon 800 dronë në Kiev, të cilët janë të nevojshëm për të zbuluar dhe identifikuar objektivat kritike për luftën e Ukrainës, njoftoi ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair. 

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë në disa pjesë të vijës së frontit, ku ushtarët rusë kanë grumbulluar rezerva maksimale. Ata po përfitojnë nga vonesa e ndihmës për Ukrainën. Ka një mungesë artilerie. Ka nevojë për mbrojtje ajrore në front dhe për një gamë më të madhe të armëve tona. Ne po punojmë me partnerët tanë sa më shumë që të jetë e mundur për të vazhduar dhe zgjeruar mbështetjen.", tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Ushtria ruse sulmoi Ukrainën lindore dhe jugore dhe së fundmi pushtoi qytetin shumë të fortifikuar të Avdiivka në rajonin e Donjetsk, fitorja e parë e madhe e Moskës që nga kapja e Bakhmutit në maj të vitit 2023.