Maqedoni
Shpenzimet minimale për muajin shkurt, një familjes katër anëtarshe i duhen 950 euro
20.02.2024 14:50
Shpenzimet minimale të një familjeje në muajin shkurt arritën në 57,476 denarë...

Shpenzimet minimale të një familjeje në muajin shkurt arritën në 57,476 denarë, që paraqet rritje për 313 denarë në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e shportës së konsumit sindikal. Kjo do të thotë se një familje ku të dy prindërit kanë të ardhura minimale do t'i mungojnë më shumë se shtatëmbëdhjetë mijë denarë.
Ushqimin dhe pijet e përbëjnë – 21,219 denarë të këtij buxheti, vijon arsimi me 7,022 denarë dhe shpenzimet e përgjithshme me 6,014 denarë. Një familje prej katër anëtarësh duhet të ndajë 4,956 denarë në muaj për transport, ndërsa 4,245 denarë për rekreacion dhe kulturë. Gjithsej 2,912 denarë duhet të ndahen për higjienën personale dhe higjienën në shtëpi, gjegjësisht për shëndetin.
Nëse familja jeton me qira, kjo shumë rritet në mënyrë drastike dhe më pas shporta sindikale për muajin shkurt arrin në 72,851 denarë, shumë që vështirë se mund të mbulohet nëse të dy prindërit kanë pagë mesatare prej 38 mijë denarë.
Llogaritjet dhe analizat për shumën e shportës minimale sindikale i kanë bërë dy ish-ministrat e Financave, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski.
FLORIJE KAMBERI
