Maqedoni
Gjatë heshtjes zgjedhore për president, fushata për parlamentaret vazhdon
20.02.2024 16:10
Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, në seancën e 82 ka sqaruar se për të dy proceset zgjedhore...

Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, në seancën e 82 ka sqaruar se për të dy proceset zgjedhore edhe për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale edhe për rrethin e dytë të presidencialeve dhe zgjedhjeve parlamentare që mbahen në të njëjtën ditë, do të ketë heshtjet zgjedhore. Heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të fillojë zyrtarisht në mesnatën e 22 prillit dhe do të zgjasë deri më 24 prill. Gjatë heshtjes për rrethin e parë të presidencialeve do të vazhdojë të zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, sqaroi Dashtevski.
"Do të them në lidhje me një deklaratë time të dhënë më herët, dëshiroj të theksoj, se duke qenë se fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të përkojnë, ligji është i qartë se do të ketë heshtje për zgjedhjet presidenciale më 22 prill, heshtje e cila do të zgjasë deri më 24 prill. Nuk do të përputhet me heshtjen për zgjedhjet parlamentare. Të mos ketë huti. Vlerësoj se ky është shpjegim i mjaftueshëm, sepse në deklaratën që kam dhënë më herët nuk kam precizuar datat për asgjë dhe kjo do të ishte diçka që parashihet me ligj dhe rregullore.", - deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Ndërkohë afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe kandidatët për deputetë fillon të premten më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas afateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
REXHEP QAMILI
