Botë

Arrihet marrëveshje kornizë për programin bërthamor iranian

02.04.2015 20:23

Irani dhe përfaqësuesit e "gjashtëshes" ndërkombëtare në negociatat e sotme në Lozanë arritën pajtueshmëri...

Irani dhe përfaqësuesit e "gjashtëshes" ndërkombëtare në negociatat e sotme në Lozanë arritën pajtueshmëri për pikat kyçe të marrëveshjes kornizë për programin bërthamor iranian, kumtoi sonte Ministria gjermane e Punëve të Jashtme. 
 
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Xhavad Zarif deklaroi se janë gjetur zgjidhje për çështjet kontestuese me gjashtë fuqitë botërore për programin bërthamor iranian.
 
"Janë gjetur zgjidhje, jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë me punë për projekt marrëveshjen", shkroi Zarif në Tuiter pas tetë ditë negociatash në Lozanë./mia