Drejtori i arkivave turke viziton Kosovën, hulumtuesit kosovarë hulumtojnë arkivat turke

20.02.2024 16:45

Arkivi turk dhe ai i Kosovës do të bashkëpunojnë....

Arkivi turk dhe ai i Kosovës do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë përvojat në këtë fushë.  Një gatishmëri të tillë e shprehu drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Ugur Unal, gjatë vizitës në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku u prit nga homologu i tij kosovar, Bislim Bislimi.

“Shumë zyrtarë janë trajnuar duke qenë se ka një pjesë historie të përbashkët mes marrëdhënieve mes dy popujve. Ky bashkëpunim do të bëhet më konkret edhe kjo vizitë është në funksion te thellimi, AShAK-ja do ta përdorë si udhërrëfim të përbashkët. Ka mungesë të investimeve në ketë sektor me rëndësi të madhe, pasi aty ruhet e vërteta, e bazuar në fakte e gjithë historiku i shtetit.”, - deklaroi drejtori i Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi.

“Dihet që historia dhe kujtesa e një populli janë arkivat, mirëpo ajo kujtesë e diskuton haptazi. Arkivi osman përmban dokumente të shumta edhe për Kosovën, po flasim për një institucion që ka miliona dokumente. Me Kosovën t’i shkëmbejmë përvojat tona.”, - theksoi drejtori i Arkivave të Turqisë, Ugur Unal.

Unal tha se dokumentet e Arkivit të Turqisë përfshijnë fusha të shumta, politike e historike, sociologjike dhe kulturore, për çka një numër i madh hulumtuesish, përfshirë ato nga Kosova, kanë interesim për hulumtime në arkivat turke. (Gyltene Sinani, TVM2)