Bujqësi, trendi i murtajës së derrave po rritet

20.02.2024 17:02

RMV-së mund t'i mbarojë mishi i derrit....

RMV-së mund t'i mbarojë mishi i derrit të freskët nëse fermat e vogla të derrave nuk i marrin seriozisht alarmet për veprim të menjëhershëm kundër murtajës afrikane që është prezent në vend, thonë fermerët e derrave, kurse autoritetet paralajmërojnë se duhet të bëhen kontrolle të shpeshta për të parandaluar përhapjen e murtajës afrikane, e cila ka prekur edhe rajonin e Shkupit.

“Tashmë kemi një përqindje të lartë të infektimit në të gjitha pjesët e vendit. Nëse kjo vazhdon, mund të na mbarojë mishi i derrit të freskët.”, - theksoi fermeri, Bojan Georgievski.

“Është një virus shumë vdekjeprurës për kafshët shtëpiake. Sëmundja nuk bën pjesë në grupin e sëmundjeve që transmetohen te njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Fatkeqësisht, ajo shkakton një katastrofë në ekonomitë e të gjitha atyre vendeve ku ka një vrull të madh.”, - u shpreh drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski.

Sipas fermerëve, çdo muaj shfaqen një deri në 2 raste. (Sedat Selimi, TVM2)