Botë

Shqipëri: U arrestua deputeti Mark Frroku

02.04.2015 21:05

Policia e Shqipërisë sot e ka arrestuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili është i dyshuar për përfshirje në një rast vrasjeje në Belgjikë...

Më parë, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë të madhe të votave për tërheqjen e imunitetit të deputetit Frroku, nga Partia Demokristiane, pas fletarrestit ndërkombëtar kundër tij, të lëshuar nga prokurorët e Belgjikës.
 
Një gjykatë në Bruksel e kishte dënuar Mark Frokun dhe tre shqiptarë të tjerë në munesë, me 10 vjet burg në vitin 2010, raporton AP nga Tirana.
 
Froku ishte ankuar ndaj këtij vendimi dhe procesi i ri pritet të filloj në muajin tetor.
 
Pas tërheqjes së imunitetit, është hapur ruga për eksradimin e tij në Belgjikë.
 
Por të dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim.
 
Prokurorët besojnë se vrasja e shqiptarit, Aleksander Kurti, që jetonte në Bruksel, në vitin 1999, ishte pasojë e përleshjeve ndërmjet bandave të involvuara në prostitucion në Bruksel.
 
Mark Frroku e ka hedhur poshtë çfarëdo lidhjeje me këtë vrasje.