Maqedoni

Shkup, shqiptohen 171 gjoba, 16 për tejkalim të shpejtësisë

21.02.2024 09:14

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme  ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 gjoba.
 
16 gjoba  janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 18 gjoba për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta.