Botë
ShBA: Veto ndaj rezolutës për armëpushim në Gazë
21.02.2024 10:00
Izraeli nuk do të lejojë asnjë presion që do të ushtrohet për të ndryshuar qëndrimin...

Izraeli nuk do të lejojë asnjë presion që do të ushtrohet për të ndryshuar qëndrimin për vazhdimin e luftës kundër Hamasit dhe arritjen e të gjitha qëllimeve, as nuk do të negociojnë me çdo kusht për lirimin e pengjeve, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë sërish veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Gazë. Ata paralajmëruan përsëri se Tel Avivi nuk duhet të ndërmarrë asnjë ofensivë kundër Rafah.
Ambasadori palestinez në OKB tha se vetoja ishte absurde.
"Ne jemi të etur të vazhdojmë të punojmë me këshillin për këtë propozim që do të çojë në një armëpushim bazuar në formulën e lirimit të të gjithë pengjeve, por ne synojmë ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur. E kam bërë të qartë në deklaratën time se nuk duhet të ndërmerren sulme kundër Rafah. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.", tha Tomas Grinfild, ambasadori i ShBA-së në OKB.
Ndërkohë në terren luftimet vazhdojnë. Katari dëshiron që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të qarta. Në të njëjtën kohë, Katari hodhi poshtë akuzat e Netanjahut, i cili tha se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Katarit, sepse ata financojnë Hamasin. Ata thonë se komentet janë bërë për përfitime personale dhe politike.
