Botë

Numri i të vrarëve nga militantët në Kenia arriti në së paku 147

03.04.2015 14:37

Militantët e maskuar kanë depërtuar dje vonë në kompleksin e një kolegji në pjesën verilindore të Kenias, duke i vrarë së paku 147 persona dhe i mbajnë të rrëmbyer disa studentë...

Ministri i Brendshëm i Kenias tha se së paku 79 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në Kolegjin Universitar “Garisa”, afër kufirit me Somalinë. Sipas njoftimeve zyrtare, katër personat e armatosur që kanë hyrë në kompleks janë vrarë, por kriza nuk ka përfunduar ende.
 
Grupi ekstremist, “Al-Shabaab”, tha se e ka ndërmarrë këtë sulm në shenjë të hakmarrjes për shkak se trupat e Kenias po luftojnë në Somali. Zëdhënësi ushtarak i “Al-Shabaabit”, Abu Musab, tha se grupi i ka liruar myslimanët, ndërsa i ka vrarë disa të krishterë e disa të tjerë i mban të rrëmbyer.