Maqedoni
Memorandum mes Kushtetueses – OSBE-së
21.02.2024 11:09
Gjykata Kushtetuese dhe misioni i OSBE-së në Shkup nënshkruan memorandum mirëkuptimi që mundëson promovimin dhe avancimin

Gjykata Kushtetuese dhe misioni i OSBE-së në Shkup nënshkruan memorandum mirëkuptimi që mundëson promovimin dhe avancimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Misioni i OSBE-së i bashkohet kremtimit të 60-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë rast do të mbështesë edhe Konferencën Ndërkombëtare në mars, ku pritet të marrin pjesë 15 delegacione, duke përfshirë presidentë dhe gjyqtarë të disa Gjykatave Kushtetuese dhe ekspert në fushën e gjyqësisë kushtetuese. Na pret shumë punë e përbashkët për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, para së gjithash, duke përmirësuar kapacitetet e gjykatës, tha Kacarska, duke falënderuar ambasadoren, Kilian Val, për njohjen e vlerave të promovuara nga gjykata. Val theksoi angazhimin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e transparencës dhe mbështetjen e parimeve të shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës në vend.
