Botë
11 të arrestuar nga protesta e opozitës në Tiranë
21.02.2024 11:35
Njëmbëdhjetë protestues janë arrestuar pas përfundimit të protestës së opozitës në Shqipëri....

Njëmbëdhjetë protestues janë arrestuar pas përfundimit të protestës së opozitës në Shqipëri. Sipas një monitorimi të kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit, “protesta është zhvilluar në një klimë paqësore, përtej disa incidenteve të lokalizuara, gjatë ecurisë së saj.
“Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 mbrëmë ka pasur 11 protestues në Komisariatin nr. 1, të gjithë persona madhorë.”.
Avokati i Popullit potencon se mes të shoqëruarve, një prej tyre pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit. Shtetasi A.M. kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjteje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i shkroi ankesë, e cila do të trajtohet në vijim. Avokati i Popullit thekson se e drejta e protestës paqësore është një e drejtë thelbësore, e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë.
