Botë

FBI arreston dy gra, Nju Jorku i rrezikuar nga komplotet terroriste

03.04.2015 14:41

Zyrtarë të FBI-së kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer pas dyshimeve se ato po përpiqeshin të ndërtonin një mjet shpërthyes...

Dy të arrestuarat janë shtetase amerikane dhe pretendojnë se janë “qytetare të “Shtetit Islamik”” sipas dokumenteve të gjykatës. Noelle Velentzas dhe Azi Siddiqui jetonin së bashku në Queens të Nju Jorkut.
 
Velentzas kishte udhëzime për të ndërtuar një bombë artizanale, ndërsa Siddiqui kishte kontakte me anëtarë të organizatës terroriste, “Al-Kaeda”, në Gadishullin Arabik, gjithashtu Velentzas e cilësonte Osama Bin Ladenin si një hero, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.
 
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se dy femrat, tashmë të arrestuara, kishin nisur përpjekjet e tyre për të ndërtuar një mjet shpërthyes të paktën që prej gushtit të vitit të kaluar.
 
Sipas dokumenteve të gjykatës, ato nuk kishin plane konkrete për kryerjen e sulmeve, por dyshohet se një ndër synimet kryesore të tyre ishte një sulm në një prej shesheve më të mëdha të Manhattan-it.
 
Që të0 dyja vajzat nëse shpallen fajtore rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.