Maqedoni
Kadastra me tarifë të re, në vend të 1,250 denarë do të paguhet 3,750 denarë
21.02.2024 17:10
Agjencia për kadastër ka publikuar tarifën e re, me të cilën parashikohet rritja e çmimeve kadastrale....

Agjencia për kadastër ka publikuar tarifën e re, me të cilën parashikohet rritja e çmimeve kadastrale. Risi do të jetë marrja e certifikatës së pronësisë për blerje të banesës së re, ku qytetarët do të jenë të detyruar që në vend të 1,250 denarëve të paguajnë 3,750 denarë. Përveç rritjes së çmimit për marrjen e certifikatës së pronësisë do të ketë ndryshime edhe tek çmimet e shërbimeve të gjeodezisë. Për këtë kanë reaguar nga Oda e Gjeodetëve.
“Qytetarët vihen në huti për shkak se Agjencia për kadastër i sjell këto vendime dhe duhet në mënyrë publike t’i shpjegojë këto vendime, ndërsa ato mbeten të mbyllur për opinionin. Për shkak se Agjencia e kadastrës nuk jep shpjegim ne u munduam ta bëjmë të njëjtën. Rritja e çmimit bëhet për marrjen e certifikatës së pronësisë gjatë regjistrimit të parë, gjatë blerjes së banesave në një ndërtese të re sipas ligjit dhe rregulloreve, emri juaj është më së paku në tre certifikata të pronësisë, për banesën, për vendin nën banesë dhe për hapësirat e përbashkëta. Më së paku keni tre certifikata të pronësisë, ndërsa nëse keni garazhë mund të keni edhe 5 certifikata të pronësisë. Deri tani për këto ndryshime janë paguar vetëm 1,250 denarë, ndërsa prej tani do të paguhet ndaras për çdo certifikatë të pronësisë nga 1,250 denarë.”, thanë nga Oda e Gjeodetëve.
Nga Agjencia për kadastër kërkojnë që të mos krijohet huti në opinion, për shkak se marrja e certifikatës së pronësisë do të kushtojë aq sa ka kushtuar 250 denarë. Risi do të jetë vetëm tek marrja e certifikatës së re gjatë ndërrimit të pronësisë apo blerjes së banesës së re, e cila do të kushtojë 1,250 denarë.
GAZMEND KURTISHI
