Liga e Kampionëve, Interi mundi Atl.Madridin
21.02.2024 17:52
Skuadra e Interit ka fituar ndeshjen e parë me Atletiko Madrid...

Skuadra e Interit ka fituar ndeshjen e parë me Atletiko Madrid e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Ka mjaftuar një gol mi shënuan në San Siro nga Arnautovic dhe nënkampionët evropian të dalin fitues nga kjo përballje mjaft e rëndësishme.
"Ne patëm një lojë të mrekullueshme. Është e qartë se do të më duhet ta shoh përsëri. Nuk kishim lojë të mirë vetëm sonte, po ajo po vazhdon për një kohë të gjatë, dua të them që Interi e ka bërë këtë për një kohë të gjatë. Ne duhet të vazhdojmë. Tani kemi një seri prej nëntë fitoresh, por ato ishin të rëndësishme, por jo shumë të rëndësishme, sepse muajt më të rëndësishëm janë marsi dhe prilli kur do të luajmë shumë." - deklaroi trajneri i Interit, Simone Inzaghi.
Për skuadrën e Atletiko Madrid, ishte kjo humbja e parë në Ligën e Kampionëve dhe gjasën e tyre për kualifikim do ta kërkojë në ndeshjen e kthimit me 13 shkurt në Madrid.
"Unë jam optimist. Pavarësisht humbjes, ne kemi opsionin për të qenë në gjendje të konkurrojmë. Ne e dimë se me çfarë do të përballemi. Ne e dimë, pasi kemi luajtur kundër tyre, dhe e dimë se si ata luajnë. E kur është radha jonë, do ta bëjmë më të mirën dhe ta bëjmë atë që e kërkon konkurrenca." - u shpreh trajneri i Atl.Madridit, Diego Simeone.
Interi ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë me Simone Inzaghi si trajner, hera e fundit që e bënë këtë daton në periudhën midis shkurtit dhe prillit 2021 me Antonio Conte. Në 14 ndeshjen e fundit të kampionëve ka humbur vetëm finale e vitit të kaluar.
