PSV dhe Borusia u ndanë në paqë

21.02.2024 17:54

PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund...

PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund  janë ndarë me barazimin 1:1, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. 
 
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit me 13 shkurt në Dortmund. Për skuadrën e  PSV-së, ishte kjo ndeshja e  parë në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2015./16-të, kur u eliminuan nga Atletico Madrid. 
 
Përballjet e vetme mes këtyre dy skuadrave PSV- Borussia, ishin në fazën e garave në grupe të Ligës së Kampionëve në sezonin  2002./03. 
 
Dortmund triumfoi 3-1  në  Eindhoven, ndërsa ndeshja e kthimit në Gjermani përfundoi pa fitues 1-1.  
 
Skuadra e PSV-së, nuk ka ppësuar disfatë në 6 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, duke barazuar rekordin e tyre prej gjashtë ndeshjeve nga nëntori 1997 deri në maj 1998.