Maqedoni

Nesër pa rrymë Karposhi dhe Aerodrom kurse pa ujë Qendër dhe Çair

21.02.2024 22:04

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN...

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë  nga EVN, bëri të ditur  se nesër nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Vllae” dhe “France Preshern” në Komunën e Karposhit.
 
 Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e  rrugëve “Angell Dimovski” dhe “23 Oktomvri” në Komunën e Aerodromit.
 
 Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike do të jenë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
 
 Konsumatorët e një pjese të rrugëve “Brigada Maqedonase-Kosovare”, përfshirë edhe objektet e qendrës tregtare “Point Retail Park” dhe “Viva Fresh Stor”, nesër nga ora 9   nuk do të kenë ujë për shkak të defektit në rrugë f-250 mm në këtë rrugë, afër hekurudhës.
 
 Nga ora 9 nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve “Samoillova”, “Banatska” dhe “Joakim Kërçovski” për shkak të defektit të mbyllësit f-80 mm në rrugën “Samoilova” nr. 140.
 
 Furnizimi me ujë do të normalizohet pas riparimit të defekteve.