Maqedoni

Shkup, shqiptohen 155 gjoba, 23 për tejkalim të shpejtësisë

22.02.2024 09:16

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 sanksione  
 
Njëzet e tre gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për shfyrtëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta.