Maqedoni

LSDM: Pendarovski i rikthehet garës presidenciale

22.02.2024 10:44

Partitë politike nisën të zbulojnë emrat për kandidatët për president....

Partitë politike nisën të zbulojnë emrat për kandidatët për president. LSDM-ja do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Ndërkohë opozitarja VMRO-DPMNE ka kandiduar profesoreshën, Siljanovska Davkova.  

Lidhja Socialdemokrate njofton se kryesia e partisë ka marrë vendim që kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, t’i rikthehet garës presidenciale. Konventa promovuese e partisë do të mbahet më 3 mars. 
 
VMRO-DPMNE: Siljanovska, kandidate për presidente
 
Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së. Në shpallje publike ka qenë e vetmja që ka aplikuar, thonë nga partia. Më 2 mars do të mbahet konventa për promovimin e kandidatit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE. 
 
Përkrahje nga qytetarët përmes mbledhjes së nënshkrimeve do të kërkojnë edhe dr. Velo Markovski dhe prof. Biljana Vankovska, si kandidate e së Majtës.