Botë
OBSh: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm
22.02.2024 11:11
Sulmet me raketa vazhduan në të tërë Rripin e Gazës....

Sulmet me raketa vazhduan në tërë Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze pretendojnë se ka viktima. OBSh-ja paralajmëron se Gaza është kthyer në një zonë vdekjeje dhe se nevojitet një armëpushim i menjëhershëm.
“Pengjet duhet të lirohen, bombat duhet të ndalojnë së rëni dhe aksesi në ndihma humanitare duhet të jetë e lirë.”, tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Pacientët kritikë po evakuohen nga spitali jofunksional “Naser” në Kan Junis. Britania dhe Jordania hodhën tonelata ilaçe, karburant dhe ushqim nga aeroplanët. Tel Avivi tha se para operacionit në qytetin kufitar, civilët do të evakuohen. Por, Parlamenti izraelit hodhi poshtë dje njohjen e njëanshme të shtetit palestinez. Në të njëjtën kohë, në Parlamentin Britanik po zhvillohej një votim kaotik për armëpushimin e Gazës.
Disa deputetë u larguan nga Parlamenti në shenjë proteste pas vendimit të kryeparlamentarit për të injoruar precedentin dhe lejuar një votim, duke ndihmuar Partinë Laburiste të opozitës të shmangte një revoltë në shkallë të gjerë midis deputetëve të saj mbi pozicionin e saj për luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
