Maqedoni

BDI në garë me Bujar Osmanin për president, Ahmeti: BDI kërkon edhe nënkryetar të shtetit

22.02.2024 11:40

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale. Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Osmanin. Sipas tij, Bujar Osmani ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë. Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta, për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

 
“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit. Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’.”, tha lider i BDI –së, Ali Ahmeti.