Maqedoni
MASh bën apel: të përzgjidhen drejtimet profesionale
03.04.2015 15:17
Konkursi për regjistrim në shkolla të mesme veç më është shpallur...

2569 semi-maturantë do të përcaktohen se në cilat drejtime do të orientohen.
Sipas MASh-it, është rritur numri i paraleleve në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat ku është paraqitur kërkesë, andaj ftohen semi-maturantët të përzgjedhin shkollat profesionale dhe drejtimet deficitare.
“Është një prej kërkesave kryesore të ekspertëve vendorë dhe të huaj dhe BE-së për ngritjen e kapaciteteve dhe kuadrit të kualifikuar”- deklaroi këshilltari në MASh, Safet Neziri.
Në bazë të propozimeve të këshillave të shkollave, Qyteti i Shkupit ka rritur numrin e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe.
“Në “Arseni Jovkov” 10 paralele në maqedonisht dhe tetë me mësim në gjuhën shqipe, në “Cvetan Dimov” dy maqedonisht dhe pesë paralele me mësim në gjuhën shqipe, në “Vasil Antov” nga 39 paralele 13 paralele shqipe, ose 33.3 gjithsej shqipe dhe 66.7 në gjuhën maqedonase”- tha këshilltari në Qytetin e Shkupit, Qemal Musliu.
“Duke u shtura 1 paralele në gjuhën shqipe zvogëlohen dy paralele në gjuhën maqedonase, kështu që esenca e problematikës është që 102 nxënës pamundësohen të regjistrohen në paralelet maqedonase”- theksoi zëvendësdrejtori në “Arseni Jovkov”, Nazmi Rramani.
Në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” dhe në Shkollën e Kuzhinierisë “Llazar Tanevski” nuk ka asnjë paralele me mësim në gjuhën shqipe për shkak të mungesës së interesimit, andaj ftohen semi-maturantët të orientohen edhe në këto drejtime atraktive.
FLUTURA LATIFI
