Maqedoni

Pas shpalljes së epidemisë nga kolla e madhe është rritur interesimi për vaksinim tek fëmijët

22.02.2024 14:22

Pas rritjes së numrit të të infektuarve nga kolla e madhe...

Pas rritjes së numrit të të infektuarve nga kolla e madhe, nëpër pikat e imunizimit është rritur edhe interesimi për t’i imunizuar fëmijët. Në Poliklinikën “Jane Sandanski” punojnë me dy ndërrime. Mjekët thonë se prej kur është shpallur epidemi nga kolla e madhe në territorin e Shkupit, prindërit që nuk i kanë vaksinuar fëmijët me vaksinën diteper  ose aspak nuk i kanë vaksinuar, tani po I vaksinojnë 
 
“Nga fillimi i epidemisë nga 9 shkurti është rritur numri i fëmijëve që vijnë për t’u vaksinuar me vaksinën diteper. Gjatë 12 ditëve të fundit mbi 880 fëmijë, prej tyre 830 kanë pranuar diteper vaksinën. Kemi raste të ndryshme, kemi fëmijë që fare nuk janë vaksinuar dhe jemi të kënaqur që tani vijnë dhe i marrin. Kemi edhe prej tyre që për arsye të ndryshme prindërit nuk i kanë sjellë për t’i vaksinuar dhe tash nga rekomandimet prej mjekëve amë, prej çerdheve vijnë dhe i kompletojnë vaksinat. Secili fëmijë më mirë është të vaksinohet sipas kalendarit të imunizimit, sepse vaksinat kanë efekt më të mirë.”, - deklaroi mjekja në Poliklinikën “Jane Sandanski”, Ana Urumova. 
 
Nga pikat e imunizimit i kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe i thërrasin prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Po ashtu edhe nëpër çerdhe dhe shkolla po kontrollohet statusi vaksinal i nxënësve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI