Botë
Konflikti Rusi – Ukrainë, rusët kanë marrë një pozicion kyç, Kievi mohon
22.02.2024 15:10
Rusët pretendojnë se kanë marrë një pozicion kyç të Ukrainës në lumin Dnipër...

Rusët pretendojnë se kanë marrë një pozicion kyç të Ukrainës në lumin Dnipër, por Ukraina e mohon këtë gjë. Ofensiva e intensifikuar ruse vazhdon. Ushtarët ukrainas po luftojnë ashpër në vijën e frontit, por në mungesë të municionit. Kievi pretendon se mbi 50 përleshje midis dy ushtrive rreth Avdievkas, Marinkas dhe Zaporozhjas janë regjistruar në 24 orët e fundit.
“E presim raportin e Odesës nga Federata ruse se ku të ndalojmë. Mendoj se varësisht nga nevoja, ne do të formojmë kordon mbrojtës, ndoshta ajo do të duhet të jetë Kievi, nëse jo tani, me siguri pas pak kohësh, për shkak të dy arsyeve - Kievi është qytet rus, kurse pikërisht nga atje vjen kërcënimi i ekzistimit të Federatës ruse, një kërcënim ndërkombëtar.”, - deklaroi kryesuesi i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dimitri Medvedev.
Në mesin e avionëve që patrullojnë janë edhe avionët vëzhgues francezë AWACS. Duke fluturuar lart mbi bregdetin e Detit të Zi, ata përdorin radarin e tyre të fuqishëm dhe pajisje të tjera vazhduese për të vëzhguar matanë Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, i cili u zaptua nga Rusia dhe u aneksua në vitin 2014. Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, tha ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastian Lekornu. Ky incident tregon për sjellje agresive nga Moska në një kohë kur forcat ruse po hasin në vështirësi të shënojnë përparim në pushtimin e Ukrainës.
FITORE DEMOLLI
