Maqedoni

Kumanovë, interesim për t’u pajisur me dokumente personale

22.02.2024 16:59

Sikurse në çdo qytet, edhe në sektorin për gjendje civile në qytetin e Kumanovës...

Sikurse në çdo qytet, edhe në sektorin për gjendje civile në qytetin e Kumanovës, qytetarët për ndërrimin e dokumenteve të vjetra me dokumente të reja me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut presin me ditë e orë tëra. Por, për dallim nga ditët e kaluara, sot në këtë sektor nuk hasëm në tollovi të mëdha para sporteleve.