Botë
Një politikan belg është gjetur i vdekur në kanal
03.04.2015 15:37
Politikani belg Steve Stevert (60) është gjetur i vdekur në një kanal, vetëm disa orë pasi ishte shpallur se ai edhe formalisht është akuzuar për përdhunim...

Stevert është ish lider i Partisë Socialdemokrate flamane, ndërsa paraprakisht ka qenë prefekt i qytetit Haselt dhe guvernator i provincës.
Mediat belge pohojnë se Stevert ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur në kanalin e thellë sepse te ai është gjetur letër përshëndetëse.
Trupi i vdekur i politikanit është gjetur në kanalin, pranë qytetit ku një kohë ka qenë prefekt. Policia pohon se pranë kanalit është lënë edhe biçikleta e tij.
Rasti me përdhunimin u paraqit prej vitit 2010, por gruaja e cila e ka ngritur akuzën për atë nuk ka folur deri në vitin 2013.
Prokuroria e Belgjikës e akuzoi Stevertin për përdhunim dhe për dhunë seksuale, por ai nga fillimi i të gjithë rastit kategorikisht ka përgënjeshtruar se ka bërë vepër penale, duke insistuar se për asgjë nuk është fajtor.
Ai e ka pranuar se ka pasur lidhje seksuale me gruan, por ka përgënjeshtruar se bëhet fjalë për përdhunim.
Steve Stevert është njoftuar me gruan, pas një emisioni televiziv në të cilin të dy kanë marrë pjesë./mia
