Futboll
Sulm seksual, Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg
22.02.2024 15:14
Dani Alves është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg pasi është shpallur fajtor për 'sulm seksual'...

Dani Alves është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg pasi është shpallur fajtor për 'sulm seksual' dhe përdhunim. Pas më shumë se 10 ditësh pritje, sot u shpall vendimi përfundimtar i seksionit 21 të Gjykatës së Barcelonës, e cili vlerëson se futbollisti e ka kryer këtë krim natën e 30 dhjetorit 2022 në klubin e natës 'Sutton'.
Gjykata ka vlerësuar se krimi i sulmit seksual është i provuar. Për këtë arsye, Dani Alves duhet të vuajë 4 vjet e gjashtë muaj burg dhe të paguajë 150 mijë euro dëmshpërblim viktimës plus shpenzimet e gjyqit.
4 vjet e gjashtë muaj që dikton dënimi janë më pak se ato të kërkuara nga prokuroria private (12 vjet, dënimi maksimal) dhe gjithashtu më pak se ato të propozuara nga Prokuroria (9 vjet). Prej 14 muajsh tanimë ai është në paraburgim dhe pritet të vuajë pjesën tjetër të mbetur të dënimit.
Gjat karierës së tij braziliani Dani Alves, ka luajtur në fanellat e skuadrave të mëdha si - Sao Paolo, Sevillu, Barcelona, Juventus, PSG. Për kombëtaren braziliane ka lujatur në 126 ndeshje.
