Futboll
Barcelona barazon me Napolin në ndeshjen e parë
22.02.2024 15:45
Napoli dhe Barcelona në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve...

Napoli dhe Barcelona në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve u ndanë me barazimin 1:1, ndërsa në ndeshjen e dytë të po kësaj faze Porto me golin e shënuar në minutën e 94 e mundi Arsenalin. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë pikëpamje të ndryshme për ndeshjet e tyre.
"Duke luajtur kështu, mendoj se kemi gjasa të mira për të kaluar. Mendoj se kemi bërë një lojë shumë të mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Humbëm qetësinë në portë praktikisht vetëm dhe më pas krijuam shumë, shumë raste. Ne ishim shumë të mirë në fazën sulmuese. Mendoj se skuadra e meritonte të fitonte, por kjo është Liga e Kampionëve. Në mbrojtje iu jepni shansin dhe ata shënojnë. Pra mirë, jam i kënaqur. Paraqitja ishte më se e mirë, thjesht duhej ta përfundonim atë.”, u shpreh trajneri i FC Barcelona Xavi Hernandez.
“Jam i zhgënjyer nga mënyra se si e dhamë lojën në fund dhe nuk e menaxhuam atë situatë sa duhet. Në Ligën e kampionëve iu arrinë dënimi – ndoshta nuk mund të fitoni, por spaku mos humbni ndeshjen. Dominuam, por nuk kemi sulmuar me ide të qarta që ajo të dukej më agresive me të vetmin qëllim që tua ndryshonim linjat e ekipit dhe të ishim më të rreziksëm. Çdo respket pë rkundërshtarin, mirë u mbrojtën ndërsa nëve na mungonë goditja përfundimtare. Nëse dëshironi të shkoni në ¼ e finales, patjetër duhet të fitosh dhe kjo është e qartë. Para shikuesve tani duhet të jemi më vendimtarë.”, trajneri i Arsenal FC, Mikel Arteta.
