Basketboll
Basketboll “Euro 2025”: Zeqiri- Mund ta fitojmë ndeshjen me Estoninë
22.02.2024 16:02
Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj, është duke përfunduar përgatitjet...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj, është duke përfunduar përgatitjet para ndeshjes së nesërme me Estoninë e vlefshme për eliminatort e “EURO 2025”. Në listën përfundimtare të trajneri Jonçevski, u shkrua edhe emri i Lejson Zeqirit që luan tek skuadra e Bashkimit nga Prizreni. Ai është optimist se në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e vendit do të del fituese.
“Nga kjo ndeshje pres që me një lojë të mirë ekipore mund ta fitojmë ndeshjen, më saktësisht të befasojmë etsonesët. Kjo duhet të jetë formula jonë e suksesit. Kemi punuar mjaft mirë dhe pesë ditë nuk janë pak por as shumë. Megjithatë një numër i basketbollistëve një kohë të gjatë janë bashkë dhe bëhet fjalë për profesionist që mirë njifen e kjo është përparësia jonë.”, u shpreh basketbollisti i Maqedonisë, Lejson Zeqiri.
Mbetet të shihet se do të jetë I angazhuar në këtë ndeshje basketbollisti 22-vjecar, I cili në garat ekpore mbron ngjyrat e skuadrës së Bashkimit ku trajner është përzgjedhësi I përfaqësueses së vendit Alek Jonçevski.
“Për minutat në lojë, Sa do të vendosë trajneri,se është mirë për mua. Për atë kohë do të jap maksimumin që të gjithë të ndjehemi krenar si tifozët ashtu edhe në ekip. Besoj se do ti fitojmë.”, theksoi Zeqiri.
Ndeshja e basketbollit Maqedonia e Veriut – Estonia, luhet të premten në Shkup me fillim në ora 19:00.
