Botë

Një anije për transportimin e mallrave përplaset në një urë në Kinë, pesë vetura bien në ujë – humbin jetën dy persona

22.02.2024 18:39

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin kinez Guangzhoi një anije për transportimin e mallrave...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin kinez Guangzhoi një anije për transportimin e mallrave është përplasur në një urë, ku si pasojë në lumë kanë rënë pesë veturë, përfshirë një autobus.
 
Mediat e atjeshme raportojnë se në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona, e tre tjerë po konsiderohen si të zhdukur.
 
Në videot nga vendi i ngjarjes shihet një pjesë e urës e thyer, ku nën të qëndron anija transportuese. Incidenti ka ndodhur në ora 5:30 të mëngjesit.
 
Policia kineze ka arrestuar kapitenin e anijes dhe ka evakuuar banorët që jetojnë në afërsi.
 
Në vitin 2021 autoritet e atjeshme kishin theksuar nevojën për forcimin e kësaj ure, që përfshinte ndërtimin e një objekti për të shmangur përplasjen me shtyllat e urës.
 
Deri më tani është zgjatur tre herë afati për kryerjen e punimeve, shkruan BBC, kurse Guangzhou ka një prej porteve më të frekuentuara në Kinë.